800.000 doza të vaksinës anti Covid janë injektuar deri më sot, në popullatën e Shqipërisë.

Në vendin tonë, po aplikohen vaksinat “Pfizer”, “AstraZeneca”, vaksina ruse “Sputnik V” dhe ajo kineze, me numrin më të lartë të dozave, “Coronavac”.

Procesi masiv i vaksinimit ka nisur me ritme të shpejta, por javët e fundit u njoftua për mungesë dozash.

Ndërkohë, pak ditë më parë, ekspertja e procesit të vaksinimit, Silva Bino tha se dy dozat e vaksinave mund të kombinohen.

Një arsye është për shkak të mungesave që kanë pasur, ndërsa një arsye tjetër është për një përgjigje imunitare më të mirë”, shpjegoi Bino.

Megjithatë, shtoi se një kombinim i tillë mund të ketë më shumë efekte anësore.

Ka një studim që tregon se ka rritje të efekteve anësore .Pra ende ka paqartësi .Pasi janë thjesht studime por gjithçka do të vlerësohet në jetën reale. Jemi akoma shpejt pasi kanë kaluar vetëm 6 muaj kur ka nisur procesi i vaksinimit”.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA