Rama publikon videon me ndërtimet pa leje që u prishën sot: Çlirojmë çdo hapësirë të zaptuar të bregdetit
07/06/2021 23:06
Kryeministri, Edi Rama, për të disatën herë, njofton se prishja e ndërtimeve të paligjshme përgjatë bregdetit, do të vazhdojë pa ndërprerje.
“Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ – Ka nisur sot nga Ksamili dhe Velipoja shembja e ndërtimeve pa leje, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare”, shkruan kryeministri në “Facebook”.
Top Channel