24/11 22:56
Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali, i cili i ka kushtuar jetën një gruaje që ishte pasagjere e mjetit.
Burrit që drejtonte makinën, në një moment ajo i ka dalë jashtë kontrollit thonë mediat italiane duke përfunduar jashtë rruge në rrethana ende të paqarta.
Gruaja fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend. Ekipet e ndihmës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të. Identiteti i viktimës dhe në përgjithësi a ii familjarëve të përfshirë në këtë ngjarjes, nuk është bërë ende publik.
Dy persona të tjerë, ndër të cilët një djalë mbetën të plagosur e u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familja shqiptare punonte në një prej fushave në Basilicata.
Top Channel