Situata në vend/ 13 vatra zjarri, 10 vijojnë të mbeten ende aktive, zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti 14/08 22:53
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në zonën e Reçit në Shkodër ka nisur fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave.
Teksa poston edhe një video në facebook, Rama shkruan se kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pemëve pa qenë nevoja që të përdoren kimikate të tjera.
“Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave
Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Rama.
Top Channel