Lajm i keq për Holandën 8 ditë para debutimit në Europian kundër Ukrainës. Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka shfaqur probleme në ijë, duke qenë i detyruar të mos stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

Serioziteti i lëndimit nuk është ende i qartë, megjithëse trajneri Frank De Boer ka pranuar se nuk ka asnjë rrezik që qendërmbrojtësi të humbë qoftë një ndeshje të Europianit. Gjithsesi, De Ligt nuk do të luajë, sipas të gjitha gjasave, në miqësoren e planifikuar për të dielën ndaj Gjeorgjisë.

“Ai tashmë ka pasur probleme në ijë, kështu që unë nuk doja të rrezikoja. Duhet të presim dhe të shohim se si evoluojnë gjërat,” – deklaroi de Boer.

Nëse dëmtimi i De Ligt rezulton të jetë më serioz sesa pritet, do të ishte një problem i madh për Holandën. Mbrojtja, në fakt, tashmë është pa një shtyllë si Virgil Van Dijk, i cili nuk mundi të riaftësohet në kohë për Euro 2020.

Top Channel