Astrologia zbulon çfarë po ndodh me jetën private të Antonelës: E ka mendjen tek dikush, por ka frikë

06/06/2021 13:33

Astrologia Laura Bilalli ka treguar se Antonela, ish konkurrentja e Për’Puthen është shumë e ndjeshme si natyrë, ndaj përlotet shpesh para ekranit.

Sa i përket jetës sentimentale, tregoi se ka vuajtur shumë nga një histori e shkuar, ndaj ka frikë nga dashuria. Aktualisht, ka shumë oferta por mendjen e ka tek një person që është rreth 5-6 vite më i madh se ajo.

Laura: Je lënduar shumë nga një dashuri dhe prej aty, ke frikë prej dashurisë. Ka shumë oferta, por nuk po merr askënd për bazë sepse e ka mendjen te dikush tjetër, tek një shqiptar. Është 5-6 vite më i madh dhe shenja e horoskopit “Virgjereshë”.

Ndërsa Antonela filloi të qeshte, të gjithë të pranishmit në studion e “E diell” në rubrikën “Trotuar” nisën ta ngacmonin për Mevlanin.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel