Astrologia Laura Bilalli ka zbuluar disa detaje për të ardhmen e jetës sentimentale të ish konkurrentes së Për’Puthen, Tea Trifonit.

Në rubrikën “Trotuar” në E diell, ku po diskutohet për fatin, Bilalli tha se Tea: “Do lidhet për 3 muaj. Fati do varet nga ajo vetë. Më shumë mund të jetë pjesë e biznesit se e televizionit. Do jetë shenja ‘luan’.”

Lidhja e përfolur e Teas me Beartin mori fund vetëm pak kohë pasi u bënë virale fotografitë e tyre të para duke u puthur në dëborë. Ata u njohën gjatë spektaklit “Për’puthen” por u dashuruan e u lidhën jashtë këtij formati.

Që pas konfirmimit të lidhjes ata kanë qenë të pandarë ndërkohë Tea e ndante kohën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Ndarja erdhi pikërisht për ditëlindjen e Teas, e cila ndodhej me Beartin dhe familjarët në Turqi.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel