Një automjet është përfshirë nga flakët, pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Mjeti tip “Volkswagen” , që drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Ll., është përfshirë nga flakët në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një problem teknik i automjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.06.2021, rreth orës 14:20 , jemi njoftuar nga shtetasi B. Ll.,se në aksin rrugor Milot-Lezhë, se automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte ka marrë flakë në ecje.

Nuk ka asnjë person të dëmtuar,vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e një defekti teknik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA