Akordi mes palëve ende nuk është arritur, por duket se shumë shpejt gjërat do të bëhen zyrtare dhe Mauricio Sarri duket se do të jetë trajneri i ardhshëm i Lazios. Takimi i fundit mes palëve nuk solli asgjë konkrete, por kreu i bardhekaltërve, Claudio Lottito u shpreh se bisedimet mbeten të hapura.

Gjithsesi mes palëve do të ketë sërish një tjetër takim dhe sipas mediave italiane janë vetëm detaje të vogla ato që i ndajnë palët, por shumë shpejt gjithçka do të marrë formë. Momentalisht vetëm çështja pagës duket se ndan palët, mes 4 milionë eurove që kërkon Sarri dhe 3 plus bonuset që ofron Lazio.

Është drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare ai që kërkon me çdo kusht ish trajnerin e Juventusit të marrë drejtimin e ekipit. Gjithsesi, kreu i Lazios pavarësisht kërkesës së lartë ekonomike duket se është gati të sakrifikojë, ndërkohë, bardhekaltrit me Sarrin do të ndërrojnë skemë nga 4-3-1-2 ne 3-5-2.

Ndërkohë mediat italianë e japin si të sigurt që më afrimin e teknikut, transferimi i parë i tij do të jetë Elseid Hysaj. Përsa i takon largimeve pritet që Cataldi, Escalante dhe Vedat Muriqi t’i japin lamtumirën skuadrës.

Top Channel