2 shtetas, që dyshohet se kishin mbjellë drogë të llojit kanabis në fshatin Leshnicë të Vlorës janë arrestuar sot.
Të dyshuarit, 53-vjeçari me iniciale A.K. dhe shtetasi me iniciale I.Xh., do të hetohen nga Prokuroria e Sarandës.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Sarandë dhe të Stacionit Livadhja, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 53 vjeç dhe I. Xh., vjeç, banues të dy në Delvinë.
Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel