Tiranë, makina përplas 30-vjeçaren
04/06/2021 09:20
Një 30-vjeçare është plagosur sot në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi këtë mëngjes, rreth orës 08:00. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale B.Q. godi shtetasen me iniciale A.M., e cila tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2021, rreth orës 08:00, në rrugën “Ali Demi”, mjeti me drejtues B. Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe, e cila u dërgua ne spital, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel