Lagja muzeale e Toplecit, në Pogradec njihet si një ndër zonat më të rëndësishme për historikun e ketij qyteti, por prej vitesh investimet mungojnë.
Kalldrëmi është mbushur me gropa ndërsa shumë nga banesat karakteristike janë të degraduara. Janë të paktën 13 prej tyre, që kanë nevojë të domosdoshme për ndërhyrje, por financimet mungojnë.
Lagja ku u rrit Mitrush Kureli e ku gjendet shtëpia e Lasgush Poradecit, është një prej atyre atraksioneve, që krahas liqenit tërheqin edhe turistë, pasi aty mund të gjesh shtëpi karakteristike, rrugica me kalldrëm, kishat dhe burimin që frymëzuan poetin e morën jehonë. Por, përtej kësaj, banorët tregojnë se brenda lagjes muzeale, kontrasti është i madh.
Për këto ndërhyrje, Bashkia e Pogradecit, projektin e ka gati, por ndryshe nga sa ka ndodhur me investimet në qendër, të cilat kanë qenë të shumta, për këtë lagje financimet nuk janë gjetur ende.
Top Channel