Pacientëve që kanë kaluar Covid-19 u janë shkaktuar disa sëmundje kronike të cilat nuk i kanë pasur më parë si probleme me zemrën, veshkën, diabetin e të tjera.
Por, duke qenë se virusi i Covid prek sistemin nervor, është vënë re se ka rritur numrin e rasteve me sklerozën multiple, një sëmundje kjo që lidhet me trurin, pikërisht me sistemin nervor dhe palcën kurrizore.
Prof. Jera Kruja, e cila monitoron pacientët me sklerozë multiple thotë se ka nisur një studim dhe janë rritur rastet si pasojë e Covid-19.
Por, ndryshe paraqitet situata për pacientët të cilët kanë qenë të diagnostikuar dhe falë trajtimit medikamentoz që kanë marrë prej vitesh e kanë kaluar sëmundjen më lehtë.
Incidenca e sklerozës multiple në Shqipëri është rritur në 30 për 1000 persona nga 12 për 1000 që ka qenë më parë. Dhe një shqetësim i mjekëve është se tanimë skleroza multiple prek mosha edhe poshtë 20-vjeç, pasi deri më tani ajo prekte të rinjtë 20 deri 40 vjeç.
Top Channel