Eric Maxim Choupo-Moting rinovon me Bayernin e Mynihut. I afruar në Bavari verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi nuk iu rinovua kontrata nga PSG-ja, sulmuesi gjermano-kamerunas ka bindur drejtuesit e klubit t’i rinovojnë bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi bavarez, ndërsa sulmuesi 32-vjeçar ka thënë edhe fjalët e para pas rinovimit, duke u shprehur krenar që do të vijojë të japë kontributin e tij për Bayernin e Mynihut edhe në sezonet e ardhshme.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e një klubi si Bayerni i Mynihut dhe njëkohësisht i lumtur që mu dha mundësia të qëndroj këtu edhe për dy vitet e ardhshme. Jam gjithmonë gati të bëj më të mirën në fushë për fanellën dhe klubin, sa herë që të më kërkohet”, u shpreh Choupo-Moting.

Sulmuesi i lindur në Gjermani, por që përfaqëson vendin e origjinës, Kamerunin në arenën ndërkombëtare, numëron 32 paraqitje me Bayernin këtë sezon, shumicën i ardhur nga stoli, duke shënuar edhe 9 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA