Sherri për një birrë në Lushnje përfundoi në vrasje / Detajet: Autori shkoi në shtëpi të marrë kallashnikovin dhe qëlloi viktimën

03/06/2021 09:10
Viktima Irakli Qorri

Mesnatën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krutje të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e të ndjerit Irakli Qorri 62 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa Kejdi Qorri, 31 vjeç, djali i tij është plagosur rëndë.

Autori, pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Por si ndodhi ngjarja?

Mësohet se autori ka shkuar tek lokali i viktimës dhe ka kërkuar që të pijë një birrë. Viktima i ka thënë që duhej të mbyllnin lokalin sepse kishte kaluar ora policore, por autori ka insistuar që të merrte birrën.

Debati kaloi më pasur një konflikt fizik. Më pas autori, ka shkuar në shtëpi ku ka marrë kallashnikovin, është rikthyer te lokali dhe ka qëlluar duke vrarë pronarin e lokalit dhe plagosur djalin e tij.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel