Aplikimet për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese janë hapur ditën e sotme.
Të gjithë të interesuarit kanë kohë 30 ditë për të dërguar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e “Kushtetueses”.
Gjykata e Lartë hap garën për të zëvendësuar Vitore Tushën, Fatmir Hoxhën dhe Gani Dizdarin.
Kushtet që duhet të plotësohen për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë:
1. Zotësi për të vepruar;
2. Mbarim i arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
3. Të mos kesh kryer funksione politike në administratë publike dhe të mos kesh mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e publikimit;
4. Të mos kesh procedim penal dhe të mos kesh kryer burgim për kryerjen e një vepre penale;
5. Të mos jesh larguar nga puna për shkaqe mase disiplinore dhe të mos kesh masë disiplinore në fuqi;
6. Të kesh kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe familjarëve;
Pasi keni kaluar kriteret e mësipërme, kandidatët duhet të plotësojë edhe këto kritere të tjera:
1. Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vite si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
2.Të ketë një veprimtari të njohur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
3.Të jetë vlerësuar në aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral;
Lista do të bëhet publike në faqen e web-it të Gjykatës së Lartë.
Ky proces po përballet me dy problematike, e para sepse mungojnë kandidaturat pasi shumë pak gjyqtarë plotësojnë kriteret kushtetuese ndërkohë që edhe nëse një problem i tillë nuk do të ishte në Gjykatën e Lartë nuk plotësohet kuorumi për të zhvilluar një mbledhje të vlefshme për zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
E dyta, Gjykata e Lartë duhet të ketë 17 anëtarë dhe për ta bërë një mbledhje të vlefshme për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses duhet të marrin pjesë 3/4 e anëtarëve pra mbi 13 anëtarë.
Aktualisht Gjykata e Lartë ka 7 anëtarë, të ndarë në 3 Kolegje. Në Kolegji Penal janë gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni, Albana Boksi, Klodian Kurushi, Sokol Binaj. Në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë është caktuar vetëm Ervin Pupe dhe në Kolegjin Administrativ vetëm Sokol Sadushi.
Njoftimi_për_aplikimin_në_Gjykatën Kushtetuese
Top Channel