Boris Johnson merr dozën e dytë të vaksinës “AstraZeneca”

03/06/2021 22:55

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka marrë, sot, dozën e dytë të vaksinës ‘AstraZeneca’ kundër Covid-19 në Institutin Francis Creek në Londër.

Lajmin e ka bërë publik Downing Street, ku ndër të tjera shtohej se Johnson e mori dozën në 19 Mars dhe më pas u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij, që të bënin të njëjtën gjë.

Kryeministri 56-vjeçar u shtrua në spital vitin e kaluar në një Njësi të Kujdesit Intensiv dhe kishte nevojë për ndihmë në frymëmarrje, pasi komplikacionet e covid e çuan atë në gjendje të rëndë.

Por falë përkujdesit të mjekëve ai arriti që t’ia dilte mbanë.

Top Channel