65 vjeçari që u bë viral kërcen live! Historia rrëqethëse e jetës në jetimore që fshihet pas kërcimit

03/06/2021 18:38

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Fejzi Zeneli, 65 vjeçari shkodran që u bë viral këtë fundjavë teksa I mahniti të gjithë me lëvizjet e tij.

I njohur për të gjithë si Fici, për fat të keq jeta nuk ishte treguar shumë bujare me të.

Me dy prindër të ndarë qëkur ai ishte 1 vjeç, nënën e tij e kishin internuar dhe më pas të dy prindërve u kishin hequr të drejtën e prindërimit.

I rritur në shtëpinë e fëmijës, Fejziu tregoi se udhëtonte fshehurazi për të takuar nënën e tij, dritën e syve siç e quajti sot në studio.

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Fejziu ndau një ditë jeta e tij në Shkodër, aty ku mëngjesi dhe darka e gjen në punë bashkë me të shoqen.

Top Channel