Tragjedia e teleferikut në Itali, eksperti: Bllokuesja e frenave qe vendosur në mjet prej vitit 2014 (fotot)

02/06/2021 18:01
Kapesja e kuqe ne forme piruni, caktivizon frenat e emergjences

Një ekspert teleferikësh që ka filmuar disa herë mjetin e tragjedisë pranë liqenit Lake Maggiore në Itali, tha sot se bllokuesja e frenave të emergjencës në kabinën e teleferikut ishte vendosur që prej vitit 2014.

Katërmbëdhjetë njerëz u vranë dhe një fëmijë u plagos rëndë nga përplasja e saj më 23 maj.

Një nga teknikët e teleferikut ka pranuar se ka instaluar një bllokuese të hekurt në formë piruni për të deaktivizuar frenën e emergjencës së kabinës.

Michael Meier, i cili ka filmuar disa herë teleferikun, thotë se bllokuesja ka qenë në përdorim prej vitit 2014.

Ekspertët dhe hetuesit thonë se frenat e emergjencës do të kishin parandaluar tragjedinë.

“Kam vërejtur nga fotot se pirunët bllokues shihen në të prej kohësh”, tha Meier për rrjetin gjerman ZDF, duke përdorur fjalën italishte ‘forchettone’ për t’i përshkruar.

Ai punon prej vitesh në këtë industri dhe ka vizituar teleferikun e Mottarone disa herë më parë. Pamjet e marra nga teleferiku në 2014 dhe në qershor 2018 tregojnë kapëset në formë piruni të vendosura në vend.

Kur kabulli kryesor që mbante teleferikun u këput, nuk kishte frena emergjence që të ndalonin kabinën të rëshkiste së prapthi me shpejtësi rreth 100km/orë, e cila më pas u përplas në tokë duke u rrotulluar në faqen e malit.

Pesë familje që udhëtonin në të, përfshi dhe dy fëmijë vdiqën.

I vetmi i mbijetuar, 5-vjeçari Eitan Biran, humbi prindërit e vëllanë, dhe besohet se ka shpëtuar nga përqafimi i fortë i të atit per ta mbrojtur. Halla po qëndron pranë tij në spital.

Avokati italian Marcello Perillo, i cili mbron teknikun e akuzuar për frenat, Gabriele T, tha të dielën se klienti i tij pranon vendosjen e bllokueses së frenave, për arsye se ato bllokonin shpesh teleferikun teksa ishte  në veprim.

Gjykatësja Donatella Banci Buonamici i ka dhënë liri me kusht tre të akuzuarve duke i lenë në arrest shtëpie, hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
4/5
I vetmi i mbijetuar, 5-vjeçari Eitan Biran, humbi prindërit e vëllanë, dhe besohet se ka shpëtuar nga përqafimi i fortë i të atit per ta mbrojtur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA