Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 40.800 vaksina AstraZeneca në Tiranë.
Këto doza vijnë si pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX.
Deri tani kanë mbërritur 899,550 vaksinat AntiCovid në Shqipëri, ndërsa Rama thotë se: “Me sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave, që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.”
Dy ditë më parë, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 11,700 vaksina Pfizer. Kështu numri në total i vaksinave që kanë hyrë në vendin tonë ka shkuar në 858,750.
Deri tani numri i qytetarëve të vaksinuar në Shqipëri ka shkuar në 776,461 vaksinime.
Top Channel