Një foto e publikuar dje nga aktori italian Michele Morone ka bërë lëmsh rrjetin. Në fotografi, ylli i filmit “365 ditë” shfaqej në pishinë pa bluzë përkrah kolegut të tij, Simone Susinna, ku shkruante “Unë jam gënjeshtar”, detaj ky që i bëri fansat të dyshojnë rreth orientimit të tij seksual.
Megjithatë, dilema nuk ka zgjatur shumë. Morrone ka konfirmuar me gojën e tij se nuk është gay nëpërmjet një video të publikuar në “Instastory”.
Ndër të tjera ai ka thënë që po është gënjeshtar, por kjo vjen si pasojë e vetë profesionit të tij.
“U zgjova këtë mëngjes dhe ekipi im më mori në telefon duke më thënë që janë shpërndarë shumë artikuj në media, për shkak të fotografisë që unë shpërndava me Simonen. Është një mik i mirë i imi, ishte thjesht një fotografi. Po flasim për një fotografi normale. Një aktor është një gënjeshtar i mirë sepse aktron diçka që nuk është. Ju kërkoj falje për të gjithë konfuzionin që shkaktova”, tha Michelle.
Në pjesën e dytë të filmit “365 ditë” do të luajë edhe Simone Sussina, i cili do të jetë personazhi i tretë që do të trazojë çiftin Laura-Massimo, duke i marrë mendjen bukuroshes bionde.
Top Channel