FOTOT/ Fugoni me pasagjerë përplaset me “Benz-in”, dy të plagosurit transportohen në spitalin e Traumës (EMRAT)

02/06/2021 19:11

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Laç-Mamurras tek mbikalimi i Bushneshit.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së një fugoni me pasagjerë dhe një makinë tip “Benz” kanë mbetur të plagosur dy persona.

Raportohet se të plagosurit Sadri dhe Teuta Musaj janë dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu po punohet për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në këtë aks, për shkak të problemeve që ka shkaktuar aksidenti.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel