EMRI/ Po lyente shtëpinë nga jashtë, bojaxhiu humb ekuilibrin dhe bie nga skela, ndërron jetë në vend (FOTOT)

02/06/2021 17:27

Një burrë, i cili ishte duke lyer me bojë nga jashtë banesën e tij ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Trekëndëshi”, në Korçë.

Viktima, Hajret Shkëmbi, 68 vjeç, me profesion bojaxhi ka humbur ekuilibrin ndërsa qëndronte lartë në skelë dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Punëtori është rrëzuar nga skela, pasi ka humbur ekuilibrin, ndërsa ka gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimeve të shumta.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe policia, e cila njofton: “Më datë 02.06.2021, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 3,  Korçë, shtetasi A. Sh., 68 vjeç, duke lyer në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht i ka rrëshqitur shkalla, është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA