14 vjeçarja belge vret veten pas përdhunimit nga grupi i djemve në varrezë dhe publikimit të tmerrit online (fotot)

02/06/2021 16:45

Një 14-vjeçare ka vrarë veten në Belgjikë pasi u përdhunua në grup nga pesë sulmues në një varrezë, të cilët shpërndanë më pas në internet pamjet e dhunës shokuese.

Viktima adoleshente nga Gavere, kishte shkuar të takohej me një shok në varrezën e Westerbegraafplaats në Ghent më 15 maj, por katër të tjerë ishin duke pritur bashkë me të dhe përdhunuan në grup adoleshenten, sipas akuzave.

Agresorët e dyshuar kishin marrë foto dhe video të vetes duke përdhunuar vajzën dhe më pas i kishin postuar në rrjetet sociale, raporton rrjeti vendas 7sur7.

Katër ditë më vonë adoleshentja vrau veten, dhe vetëm atëherë një nga shoqet e vajzës i tregoi familjes së vajzës për përdhunimin që kishte ngjarë.

Policia ka identifikuar pesë sulmuesit e dyshuar, tre prej të cilëve ishin minorenë të moshave 14 e 15 vjeçare, dhe dy të rritur 18 e 19 vjeç. Dy nga minorenët janë vëllezër.

Të pestë sulmuesit janë nga Ghent dhe janë arrestuar me akuza përdhumini, sulmi imoral, marrje e shpërndarje pamjesh që përbëjnë sulm ndaj integritetit të personit.

“Ato imazhe ishin fundi per te … e gjithë bota e saj u shemb,” tha babai i saj per te perditshmen flemenge Het Nieuwsblad.

Kryebashkiaku i Gavere, Denis Dierick tha e njihte personalisht viktimën dhe e përshkruante vdekjen e saj si ‘tmerr i pastër’ dhe ‘tragjedi çnjerëzore’.

Policia e Ghent nuk ka komentuar ende për ngjarjen.

FOTO GALERI
1/3
Një 14-vjeçare ka vrarë veten në Belgjikë pasi u përdhunua në grup nga pesë sulmues në një varrezë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA