Vllaznia “zgjon” Shkodrën! Mijëra shkodran presin ekipin në festë pas fitores së Kupës së Shqipërisë

01/06/2021 03:13

Mijëra tifozë dolën në pritje të ekipit të Vllaznisë e cila fitoi Kupën e Shqipërisë pas 13 vitesh. Që në momentin kur shkodranët morën kupën në Air Albania Stadium, në Shkodër shpërtheu festa.

Tifozat e Vllaznisë mbushën rrugët kryesore të qytetit duke festuar për këtë trofe të shumëpritur.

Kujtojmë që shkodranët mposhtën me rezultatin minimal Skënderbeun, ku autori i golit ishte Da Silva në minutën e 39.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel