Vjedhja e energjisë/ Policia bastis shtëpinë për të zbuluar fermë kanabisi, por gjen një ‘minierë’ gjigande Bitcoin (fotot)

01/06/2021 18:44

Policia britanike ishte shokuar së fundmi pasi bastisën atë që besohej se ishte një fermë ilegale kanabisi, por gjetën në fakt një rrjet masiv kompjuterik për “gërmimin” e kriptovalutës Bitcoin.

Siç ka ndodhur shpesh në Britani kohët e fundit, pas zbulimit të harxhimit të madh të energjisë së vjedhur elektrike në apartament, oficerët besonin se do të zbulonin bimë kanabisi të ndriçuara nga llampa të fuqishme, por në fakt gjetën rreth 100 kompjuterë në formë miniere për prodhimin e Bitcoin, raporton CNBC.

Megjithse rritja e kanabis mbetet operacioni kryesor ilegal shtëpiak në Britani, fermat e Bitcoin po kthehen në mënyrën më të re të abuzimit, prej energjisë masive që kërkojnë, dhe dëmet mjedisore që kjo sjell.

Fillimisht policia kishte zbuluar në shtëpi një sistem të sofistikuar ventilimi për largimin e nxehtësisë që prodhohej në banesë, që ishte shenja tipike e kujdesjes për një fermë shtëpiake kanabisi.

Megjithse kriptovalutat nuk janë të jashtëligjshme në Britani, prodhuesit e Bitcoin vidhnin energjinë elektrike me lidhje ilegale, për të kompensuar kostot e mëdha energjitike që kërkojnë operacione të tilla.

Ata që njihen tashmë si “gërmuesit” privatë të Bitcoin, përdorin energji më shumë se shtete të tëra, teksa zgjidhim algoritmat e komplikuara te sigurise me të cilat akumulohen më shumë kriptovaluta.

Që prej lindjes së problemit të energjisë për monedhën virtuale Bitcoin disa kompani kanë tërhequr investimet në të prej efekteve mjedisore ndaj planetit.

FOTO GALERI
3/3
Ata që njihen tashmë si “gërmuesit” privatë të Bitcoin, përdorin energji më shumë se shtete të tëra

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA