Në landfillin gjigand të Bajkanit priten mbetjet urbane të bashkisë së Sarandës, Delvinës, Himarës, Finiqit dhe Konispolit.

Për depozitimin e plehrave bashkitë paguajnë 22 dollarë për ton, pa përfshirë këtu transportin.

Ndërkohë në anën tjetër të Shqipërisë kemi parë që bashkitë si Peqini dhe Prrenjasi edhe trajtimi i mbetjeve urbane nga inceneretori i Elbasanit bëhet falas, këto bashki preferojnë që qytetarët e tyre të jetojnë në mesin e plehrave.

FERUZ BASHO, ADMINISTRATOR BAKAJ LAND: ” Duke filluar nga janari deri në muajin qershor mbetjet që sillen këtu nga 5 bashkitë që ne kemi kontratat janë shumë minimele. Me ato të ardhura nuk mbulojmë dot shpenzimet që bëjmë ne për përpunimin e tyre.

Sa ton mbetje në ditë prisni ju këtu për 5 bashkitë?

Ne deri tani kemi pritur 25-30 ton në ditë. Gjatë 3 muajve të verës shtohet sasia nga turizmi, sasia shkon rreth 80-90 ton në ditë. Kjo na ndihmon të mbyllin problemet financiare. ”

FERUZ BASHO, ADMINISTRATOR BAKAJ LAND: ” Këto bashki sa para paguajnë për ton mbetjet që sjellin këtu?
Paguajnë rreth 22 dollare për çdo ton mbetje që sjellin këtu. 18 i mban landfilli, dhe 6 dollarë tvsh-ja. ”

Nëse këto mbetje do të trajtoheshin në një incenerator 35 mijë metra katrorë të kësaj fushe nuk do të ishin me plehra. Prezenca e minjve me krah si ajo pulëbardhe dhe e pëllumbave në këtë landfill sipas ekspertëve të mjedisit është tregues i lartë i nivelit të ndotjes. Trajtimi i vetëm që i bëhet mbetjeve në këtë landfill është mbulimi i tyre me dhe.

FERUZ BASHO, ADMINISTRATOR BAKAJ LAND: ” Ne i depozitojmë në vend depozitim këto mbetje dhe më pas vazhdojmë me përpunimin e tyre me: ngjeshjen, kompaktimin gjithashtu kemi hedhur dhe shtresa dheu në mënyrë që të kompaktohen mbetjet. ”

Sipas planit të strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve, para se plehrat të depozitohen ato duhet të ndahen në rryma.
FERUZ BASHO, ADMINISTRATOR BAKAJ LAND: ” Realisht mbetjet në burim nuk janë ndarë”.

Për farë keni nevojë ju?

“Ne kemi nevojë që bashkitë të sjellin të sjellin të gjitha mbetjet. ”

Prej 5 vitesh landfilli i Bakaj grumbullon mbetje, shtresa me plehra në këtë fushë afërsisht shkon në 10 metra. Nëse menaxhimi i mbetjeve bëhet në këtë formë brenda pak vite këtu do të kemi male gjigande me plehra që do të mbajnë larg turistët që duan të vizitojnë qytetin e Sarandës.

Top Channel