Piloti i gjuajtësve të fundit anti-radar të Rusisë, Sukhoi Su-57 do të koordinojë gjithashtu operacionet e katër dronëve të rëndë sulmues Okhotnik, thonin burime të ministrisë së mbrojtjes për të përditshmen ruse TASS.
“Aktualisht jemi duke punuar mbi opsionet e komandimit të dronëve sulmues nga kabina e Su-57. Gjuajtësi pritet të mbajë me vete në mision dy deri në katër dronë Okhotnik,” tha burimi.
Më herët në konferencën e kompanisë shtetërore të aeronautikës UAC, u tha se dronët e fundit sulmues Okhotnik do të sulmojnë objektiva tokësorë e ajrore në bashkëveprim me pilotët e gjuajtësit kryesor Su-57.
Gjuajtësit Su-57 kanë teknologji anti-radar dhe janë të pajisur teknologjinë më të fundit radio-elektronike, duke përfshirë asistentin kompjuterik të pilotit, dhe radarë të fuqishëm.
Droni S-70 ‘Okhotnik’ i krijuar gjithashtu nga grupi Sukhoi ka teknologji anti-radar dhe një peshë ngritjeje prej 20 ton dhe sapo ka përfunduar fluturimet testuese.
Dërgesat seriale të dronëve Okhotnik për ushtrinë ruse pritet të nisin prej vitit 2024.
Top Channel