Festa e “1 Qershorit”/ Policia e Vlorës hap dyert për të vegjlit, argëtohen me makinat e motorët

01/06/2021 11:13

Policia e Vlorës ka hapur dyert ditën e sotme për fëmijët e kopshtit për festën e “1 Qershorit”.

Fëmijë të shoqëruar nga edukatoret, panë nga afër ambientet dhe mjetet e Policisë dhe u argëtuan për disa minuta edhe me motorët dhe makinat e policisë.

“Një vizitë speciale nga fëmijët e kopshtit “Internacional” në Policinë e Vlorës . Fëmijë e këtij kopshti, të shoqëruar nga edukatoret, panë nga afër ambientet dhe mjetet e Policisë. Punonjësit e Policisë i mirëpritën fëmijët duke i lejuar për disa minuta të luanin me makinat dhe motorët e Policisë. Drejtoria e Policisë Vlorë uron të gjithë fëmijët gëzuar festën e 1 Qeshorit”, shkruan policia.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel