Nxënësi në lidhjen e fshehtë seksuale me mësuesen, i tërbuar me nënën që i denoncoi (fotot)

31/05/2021 17:33

Një nxënës 17-vjeçar që ishte një në marrëdhënie me mësuesen e tij dhe shkonte me të në shtëpinë e saj në Wisconsin, SHBA, ka thënë në polici se është i tërbuar që nëna e tij ekspozoi lidhjen e tyre, pasi ai është “i dashuruar” me mësuesen, e cila përballet me akuza të rënda kriminale.

Mësuesja 35 vjeçare Abby Dibbs, përballet me dy akuza sulmi seksual ndaj një nxënësi, nga stafi arsimor i shkollës.

Dibbs ishte arrestuar për sulm seksual ndaj një të mituri pasi administrata e shkolles kontaktoi policine.

Dibbs u paraqit të premten në gjykatën e Columbia ku gjykatësi W. Andreë Voigt i caktoi garancinë $3,500 për lirinë me kusht.

Ajo është urdhëruar të mos ketë kontakte me nxënësin e akuzës, dhe as të mos afrohet në ambjentet e shkollës.

Gjykatësi urdhëroi gjithashtu që gruaja të mos ketë kontakte me fëmijë nën moshën 18 vjeç pa prezencë të të rriturve të tjerë, me përjashtim të fëmijëve të saj, nipërve apo mbesave, por dhe keto nen mbikqyrje.

Mediat lokale tregojnë se Dibbs ka pranuar se nxënësi (i paemeruar) erdhi në shtëpinë e saj një fundjavë më parë dhe kryen dy herë marrëdhënie seksuale. Ajo tha thënë se ata kishin diskutuar se çfarë ndjenin për njëri-tjetrin dhe se e dinin që nuk duhet të kalonin kufijtë, por më pas vendosën t’i kalonin ato.

Hetuesi që foli me nxënësin tha se ata kishin bërë seks dy herë në fundjavën para një jave, një herë në dhomën e gjumit e një herë në dhomën e ndenies.

Adoleshenti i tha oficerëve se është i dashuruar me Dibbs.

Ai shtonte se është i zemëruar me nënë e tij dhe me personin tjetër që shkuan për të “spiunuar” në polici.

Seanca gjyqësore e radhës është caktuar më 26 qershor. Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/3
Mësuesja 35 vjeçare Abby Dibbs, përballet me dy akuza sulmi seksual ndaj një nxënësi, nga stafi arsimor i shkollës.

Top Channel