Mesazhi i Fatbardh Kadillit për demokratët: Do ta ndryshoj kryekëput PD, kam më të lehtë të mund Ramën se Bashën

31/05/2021 22:11

Fatbardh Kadilli, kandidati për kreun e PD i ka dhënë një mesazh demokratëve nga emisioni “Open”.

Kadilli tha se kërkon një parti më të madhe se kryetari, ndërsa shtoi se do të marrë 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme pasi e ka më të lehtë të mundë Edi Ramën sesa Lulzim Bashën.

“Kam një mesazh për të gjithë demokratët. Rama mundet, Rama ikën. Mundet kur kemi një parti më të madhe se kryetari dhe kjo bëhet kur vendimet i marrin anëtarët. Nuk ka nevojë që kandidaturat të vijnë në Tiranë, kush të dojë të fitojë. Të ketë fleksibilitet. Mjafton të shndërrohet partia në një lëvizje popullore demokratike dhe partia të bëhet më e madhe se kryetari.

Kjo bën që Rama të mundet, një parti që frymëzon, që ka kauza të vërteta. Nuk mund të kemi keqkuptime me sistemin. Do të marrë më shumë se 800 mijë vota se do ta ndryshoj kryekëput PD. Kam më të lehtë të mund Ramën se Bashën”, tha Kadilli.

Top Channel