Ishte strehur në pyll dhe qëllonte policinë/ Forcat speciale në Francë arrestojnë ish-ushtarakun e armatosur

31/05/2021 18:49

Një ish-ushtar i armatosur, i cili ishte arratisur në Francën jug-perëndimore është qëlluar nga policia pas 24 orëve ndjekje.

Ish-polici Terry Dupin, 29-vjeç, ishte arratisur në pyll, pasi qëlloi mbi oficerët të shtunën, duke ngritur në këmbë forcat e policisë për gjetjen e tij, raporton BBC. Ai u plagos gjatë një përleshje me një skuadër të forcave speciale dhe u mor në paraburgim, thonë zyrtarët.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin tha se ai ishte neutralizuar dhe falënderoi policinë për ndërhyrjen e tyre vendimtare.

I dyshuari, i cili ishte dënuar në të kaluarën për dhunën në familje, u arratis në pyjet përreth i armatosur me një thikë dhe një pushkë gjahu.

Më shumë se 300 oficerë, katër automjete të blinduara dhe një helikopter policie u vendosën për të krehur zonën deri të Dielën në mbrëmje.

Rreth 1,800 banorëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur të dyshuarin “potencialisht shumë të rrezikshëm”.

Top Channel