Çifti i lumtur i të rinjve qëllohen për vdekje nga babai që i ftoi për darkë (fotot)

31/05/2021 17:06

Lukasz Klosowski dhe e dashura e tij Chelsea Ireland, të dy 19 vjeçarë, shkuan për darkë për t’u rifruar me babanë e Lukasz, Pawel Klosowski por ne vend te miqesimit, rezultati ishte një tragjedi e rëndë qe i mori jeten dy te rinjve.

Çifti përshkruheshin nga miqtë e dy si ‘dy shpirte binjakë që do të bënin ndryshimin në këtë botë’.

Lukasz Klosowski e Chelsea Ireland ishin njohur prej disa vjetësh dhe tashmë ishin të dy në vit të parë në universitet.

Lukasz, i njohur për ngrohtësinë e humorin e tij, studionte gazetari në Universitin e South Australia, ndërsa Chelsea nisi fakultetin e inxhinierisë mekanike në Adelaide.

Dyshja përshkruheshin si çifti i përkryer pasi të dy kishin pasion të ndihmonin të tjerët.

Chelsea jetonte me prindërit e saj kurse prindërit e Lukasz ishin ndarë dhe ai jetonte me nënën, Magda Pearce, dhe për disa kohë ai nuk kishte kontaktuar me të atin Paeel Klosoeski.

Por pasi Klosowski u martua me gruan e tij të dytë Monica, ai nisi të kontaktonte me të birin, edhe pse marrëdhenia e tyre ishte e tensionuar.

Klosowski pinte shumë në të kaluarën dhe e quante të birin “këmbëngulës” për faktin se donte të ndiqte rrugën e tij në jetë.

Më 22 gusht 2020, Klosowski ftoi Lukasz për një drekë familjare në shtëpinë e tij rurale në Mount McIntyre, në perëndim të Adelaide, Australi. Chelsea nuk kishte dashur të shkonte prej tensioneve mes tyre, por vendosi të mbështesë Lukasz dhe pranoi.

Çifti i ri kishin arritur në shtëpinë e Klosowski, duke u bashkuar me të, me gruan e tij dhe me tre fëmijët e vegjël të saj. Por shumë shpejt mes babë e bir u rihapën argumentet e vjetra.

Klosowski kishte pirë birrë e verë dhe në një pikë, Chelsea i kishte shkruar miqve të saj se dita “kishte shkuar për dreq” pasi Lukasz po qante.

Klosowski e Lukasz kishin debatuar për faktin se Lukasz donte të dilte nga shtëpia e nënës së tij. Kur Lukasz nisi të qante Klosowski tallej me të birin duke e quajtur “bebe e vogël”.

Më pas Klosowski i kishte kërkuar të birit dhe të dashurës së tij të largoheshin, por kishte shkuar të merrte pushkën dhe kishte ndjekur Lukasz nëpër shtëpi, derisa e kishte qëlluar dy herë në gjoks.

Ndërsa Chelsea e tmerruar ishte larguar në dhomën e gjumit me celularin e saj. Ajo telefonoi policinë duke i thënë se Klosowski ishte i tërbuar e i pirë, dhe se i dashuri i saj ishte në rrezik.

Klosowski erdhi në dhomën ku ishte fshehur Chelsea dhe qëlloi përmes derës. Herën e dytë ai e qëlloi nga afër në gjoks dhe e la 19-vjeçaren të gjakosur në vaksë.

Skenat makabre të Klosowski tmerruan fëmijët e gruas së tij që u fshehën në një kasolle në kopshtin e shtëpisë. Vrasësi i kishte thënë më pas gruas: “Më duket se qëllova tim bir. Shko shiko njëherë?”

Policia e gjeti Klosowski të ulur me armën në prehër. Lukasz ishte me kurriz në krevat, ndërsa Chelsea ishte në vaskë me celuarin në dorë. Të dy kishin vdekur.

Në nëntor Klosowski pranoi vrasjen e dyfishtë dhe kjo i jep të drejtën për një ulje të dënimit me 40%.

Prokurorët thanë se vrasësi kishte qëlluar pasi i biri i kishte ofenduar krenarinë. “Ngjarja ishte stimuluar nga zemërimi dhe alkooli.”

Avokatët thanë se Klosowski nuk mund të shpjegonte veprimet e tij, por pranoi se kishte vepruar me qëllimin për t’i vrarë.

46 vjeçari Klosowski u dënua me burgim të përjetshëm, pa mundësi lirie me kusht për 34 vjet.

FOTO GALERI
1/5
Lukasz Klosowski dhe e dashura e tij Chelsea Ireland, të dy 19 vjeçarë

Top Channel