Bijat e miliarderëve të Kremlinit debutojnë në ballon e 18-të të Vienës në Moskë, pragu i hyrjes në botën elitare ruse (fotogaleri)

31/05/2021 15:45

Qindra bijë e bija të aristokracisë ruse kanë bërë debutimin e tyre në Ballon e Bamirësisë së Vienës të shtunën në Moskë, me fustane të mrekullueshme, kurora e kostume të shkëlqyeshme, në eventin tradicional të mbajtur në sallën më të madhe të ballos në Moskë, Gostiny Dvor.

Eventi njihet si pika e reklamimit të pinjollëve të elitës ultra të pasur të Kremlinit, ku ndër vite janë shfaqur mes të tjerëve bija e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov në 2015, bija e ministres së industrisë e tregtisë Leonela Manturova në 2018.

Mes pjesëmarësve të famshëm këtë vit ishte gjimnastja fituese e medaljes së artë Vera Biriukova, si dhe Leonida Malitskaya, Svetlana Gerchet, and Elizaveta Kondrikova.

Në ballo ka qene gjithashtu Anastasia Chernomyrdina, mbresë e ish-kryeminsitrit rus Viktor Stepanovich Chernomyrdin.

Eventi i bamirësisë së të shtunës i dedikohet teorikisht përvjetorit të 250-të të kompozitorit Ludwig van Beethoven, ndërsa vitin e kaluar u anullua prej pandemisë së Covid-19.

Në të mblidhen zakonisht rreth 2,000 të ftuar nga e gjithë bota, të cilët këtë viti ishin reduktuar në 1,500.

Çdo debutues – mashkull apo femër – kalon një proces rigoroz selektimi për pjesëmarrjes, duke përfshirë kualifikime në arsim, gjuhë të huaja, elegancë sjellje e pamjeje.

100 të zgjedhurit me fat provohen në teste vallëzimi në përgatitje për ditën e madhe. Gratë në të mbajnë fustane të bardhë kur se burrat kostume darke me bisht, ose uniforma ushtarake.

Ballo hapet nga debutuesit e rinj me një ‘vals’, të cilëve më pas i bashkohen edhe të ftuarit duke kërcyer polka, valle tradicionale e valse të tjerë deri në mesnatë.

Më pas pjesëmarrësit performojnë kuadrilën e famshme ruse, të ndjekur nga tango, kërcime të shpejta, ça-ça-ça, e rumba deri në orët e para të mëngjesit.  Biletat kushtojnë rreth 600 dollarë dhe fitimet jepen për kauza bamirësie.

Eventi i organizuar nga kompania Tatler, është një mundesi për gjeneratën e re elitare të ndjekë hapat e prindërve të tyre drejt shoqërisë së lartë ruse.

Shumë nga vazat pjesëmarrëse shmangin vëmendjen e shtypit por postojnë imazhet e ballos në rrjetet e mediave sociale.

FOTO GALERI
1/21
Debutantët e tij me moshë 16-23 vjeç, mbanin veshje të shkëlqyeshme mbrëmjeje.

Top Channel