Austria krijon “hartën e islamit”, myslimanët austriakë ngrihen kundër qeverisë

31/05/2021 14:22

Një grup kryesor mysliman në Austri njoftoi se planifikon të padisë qeverinë e Kancelarit Sebastian Kurz për krijimin e një “harte të Islamit”, sipas raporteve të medias vendase.

Rinia Myslimane e Austrisë e kritikoi qeverinë për botimin e hartës që identifikon vendndodhjen e xhamive dhe shoqatave anbembanë vendit.”Publikimi i të gjithë emrave, funksioneve dhe adresave të institucioneve muslimane përfaqëson një kapërcim të paprecedent të kufijve“, thanë drejtues të këtij grupi.

Më herët, ministrja e Integrimit, Susanne Raab hapi në internet një faqe të quajtur “Harta Kombëtare e Islamit” me emrat dhe vendndodhjet e më shumë se 620 xhamive, shoqatave dhe zyrtarëve dhe lidhjet e tyre të mundshme jashtë vendit. Grupi “Komuniteti Fetar Islam në Austri” (IGGOE), i cili përfaqëson interesat e muslimanëve në vend paralajmëroi kundër stigmatizimit të të gjithë ndjekësve të këtij besimi ne këtë shtet europian, duke e përshkruar “si një rrezik potencial për shoqërinë dhe rendin ligjor demokratik”.

Kjo fushatë po nxit racizmin dhe “ekspozon qytetarët myslimanë ndaj një rreziku masiv të sigurisë“, tha IGGOE. Kancelari austriak e ka sulmuar vazhdimisht atë që ai e quan “Islami politik”.Sipas ministres së integrimit, harta nuk ka për qëllim të vërë në hije dyshimi myslimanët në përgjithësi. Objektivi është “për të luftuar ideologjitë politike, jo fenë”, tha ajo.

Duke u përballur me racizmin në rritje si pasojë e një sulmi vdekjeprurës nga militantët islamikë në Vjenë nëntorin e kaluar, komuniteti musliman i Austrisë është thellësisht i shqetësuar ndaj atyre që i sheh si përpjekje të qeverisë për të instrumentalizuar islamin politik për objektivat e saj ekstremë të djathtë.

Top Channel