Astrologu Jorgo Pulla sjell parashikimin për 6 shenjat e para të horoskopit për muajin qershor, ja cila do të jetë më me fat

31/05/2021 16:49

Astrologu Jorgo Pulla ka dhënë parashikimin e muajit qershor për 6 shenjat e para të horoskopit, ndërsa shtoi se do të jenë më me fat Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.

Pulla tregoi në emisionin “Shqipëria Live” se si do të jetë ana ekonomike dhe shpirtërore për Dashin, Demin, Binjakët, Gaforren, Luanët dhe Virgjereshën për këtë muaj, duke zbuluar se cilat janë edhe ditët më të mira për të bërë veprime të ndryshme.

Dashi Duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos personat VIP. Sa i përket çështjeve problematike që kanë pasur më përpara dhe është mirë të mbyllen sa nuk është vonë. Për çështjet që lidhen me anën shpirtërore, mundësitë e reja për të palidhurit dhe ndikime pozitive në gjendjen ekonomike financiare.

Demi – Është një mundësi shumë e mirë për një çështje të vjetër që ka të bëjë me pasuritë e paluajtshme sepse 15 ditëshi i dytë i këtij muaji, pas datës 10 ndikohet pozitivisht dhe mundësi të reja që lidhen me anën ekonomike. Në lidhje me çështje shpirtërore, një lidhje që ka qenë me ujorin duhet të ketë kujdes tani sepse ka qenë një lidhje më përpara dhe është shkëputur, ka rikthim kjo lidhje por të jenë të kujdesshëm që të shkojnë atje ku duhet… në martesë, është momenti për ta zgjidhur tani këtë cështje. Vazhdimësia duket ideale edhe për udhëtime.

Binjakët – Dy gjërat kryesore që kanë, ndikimin e punës dhe karrierës, mirëpo në muajt që lamë pas kanë pasur shumë probleme, të cilët do t’i zgjidhin. Është një moment perfekt sepse do të shikojnë diçka që do të dalin mbi sipërfaqe gjëra në favorin e binjakëve dhe janë bërë disa padrejtësi. 10 ditëshi i dytë është i favorizuar për çështje që kanë të bëjnë me anën ekonomike, disa para të pamarra më përpara duket se i marrin. Një punë e re është në prag për tu zgjidhur dhe e fitojnë dhe mundësi të reja që do të kenë në çështjet ekonomike financiare.

Gaforrja – Duket se në lidhje me biznesin kanë një ndikim të madh pozitiv. Do të jetë një moment historik se do të kenë ngritje në detyrë dhe do të kenë mundësi të reja. Duhet të kenë kujdes në lidhje me bricjapin, virgjereshën nëse kanë pasur probleme por është mirë që pas datës 10 ta zgjidhin këtë problem sepse është kohë perfekte për ata. Në çështjet ekonomike, të mos harxhojnë më tepër sa ç’duhet, të paktën deri në datën 17, më pas mund t’i bien me top.

Luanët – Kanë ndryshim pune, ndryshim biznesi, do të kenë disa oferta të rëndësishme. Plus rritjes në detyrë, kanë shans të madh nga një ofertë që do t’ju bëhet dhe një çështje ligjore që e fitojnë me të drejtën e tyre që kanë 13 vjet që luajnë të tretët me ta. Tani është radha e tyre. Në çështjet ekonomike, veçse do njohin rritje.

Virgjeresha – Mund të jenë brenda kompanisë, por do të kenë ndryshim të madh në anën ekonomike sepse do t’ju bëhet një ofertë shumë e rëndësishme dhe tunduese por duhet të kenë kujdes në lidhje me orarin sepse kanë një moment historik për të punuar për veten e tyre. Djersa e ballit të tyre duket se tani vlerësohet shumë. Është një moment perfekt që ka të bëjë me peshqit e bricjapët sepse mund të fillojë një lidhje që nis si shaka dhe shkon deri në martesë. Edhe për ata që janë në Zvicër apo Kanada, do të kenë fatin e tyre më të madh në këtë periudhë.

Top Channel