10 vjeçares shqiptaro-italiane i refuzohet statusi në Britani, megjithse e gjithë familja është pranuar (fotot)

31/05/2021 19:26

Një 10-vjeçareje shqiptare ishte refuzuar statusi i qytetares së Bashkimit Evropian në Britani, megjithse të gjithë familjarët e saj kanë marrë leje qëndrimi.

Sara Bajraktari, shqiptare me qytetari italiane që mbush 11 vjeç muajin që vjen, ka marrë refuzim nga minsitria e brendshme britanike për kërkesën e emigracionit ‘post-Brexit’ sipas skemës së rivendosjes së BE pas Brexit, megjithse ky status i është dhënë të gjithë anëtarëve të familjes së saj.

Ajo dhe i vëllai, Erik, 16 vjeç, erdhën në Britani nga Itali për t’u bashkuar me të afërm të tyre pasi kishin pritur përfundimin e vitit shkollor atje, por djali mori lejen e qëndrimit kurse Sara jo.

Sipas ligjit për Brexit, qytetarët e BE që duan të qëndrojnë në Britani duhet të aplikojnë për një status të ri deri më 30 qershor. Ata që nuk e bëjnë këtë rrezikojnë t bëhen objekt deportimi.

Qytetarët e BE që mund të provojnë se kanë jetuar në Britani për pesë vjet radhazi e përfitojnë automatikisht statusin, kurse ata që kanë qëndruar më pak mund të përfitojnë statusin e para-stabilizimit, por dhe për këtë duhet të provojnë se kanë jetuar në Britani që prej 31 dhjetorit 2020.

Babai i Sarës, Mark Bajraktari, tha për mediat vendase se kishte mbetur i shtangur kur mori refuzim për të bijën. Ai dhe gruaja e tij erdhën në Britani në dhjetor, edhe kishin dashur të vinin më shpjet por ishin ndaluar nga pandemia.

Erik prezantoi të dhëna nga kartat bankare për të provuar se kishte qëndruar në Britani, ndërsa Sara kishte vetëm biletën e avionit dhe kjo nuk ishte pranuar nga autoritetet.

Cristina Tegolo, koordinatore e bamirësisë së emigracionit ‘Settled’, tha se organizata e saj kishte marrë shumë ankesa nga prindër “të shqetësuar” fëmijëve të të cilave u është refuzuar rivendosja nga BE, prej mungesës së provave të qëndrimit.

FOTO GALERI
3/3
Sipas ligjit për Brexit, qytetarët e BE që duan të qëndrojnë në Britani duhet të aplikojnë për një status të ri deri më 30 qershor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA