Uragani “Lala” godet Hawain, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 115 mijë familje pa energji elektrike
Trupat amerikane në bazat bërthamore në Europë kanë përdorur aplikacione të aksesueshme online me qëllimin te memorizonin protokollet e gjata dhe komplekse të sigurisë.
Lajmin e beri publik website-i investigativ Bellingcat.
Personeli ushtarak sipas saj, i është drejtuar faqeve si Quizlet, Chegg Prep dhe Cram për memorizimin e kodeve, zhargonit e madhe edhe statusin e materialeve nukleare. Ndërsa qeveritë europiane në përgjithësi refuzojnë të konfirmojnë ose edhe t`i mohojnë vendet specifike të armëve bërthamore të SHBA që ruhen brenda kufijve të tyre, dokumente, foto dhe komente që kanë rrjedhur në media shpesh e kanë treguar praninë e armëve të tilla.
Megjithatë, informacionet e fundit mbërrijnë deri aty sa të identifikojnë numrin e saktë dhe vendndodhjen e armëve brenda bazave, duke përfshirë edhe të dhëna mbi vendin e ruajtjes së tyre si “të nxehtë” – që nënkuptonte municione të vërteta, apo “të ftohtë”.
Ushtarët nuk e kanë kuptuar se informacionet tejet konfidenciale në këtë mënyrë mund të përfundonin në internet. Kartat flash që i nxorrën ata zbuluar, përmbanin të dhëna sekrete mbi disa baza në Gjermani, Holandë e Turqi. Njëra prej tyre që titullohej “Studimi”, zbulonte numrin e municioneve të vërteta e atyre të manovrës në bazën ajrore Volkel, që qeveria holandeze e konsideron sekret.
Top Channel