Po sikur të ishte ruse? Luftanija e SHBA nuk dikton raketën provë të nisur drejt saj

30/05/2021 15:53

Një luftanije amerikane dështoi te pikaste raketën balistike provë me rreze të mesme veprimi, në një kohë kur objektivi i testit, e pohuar nga vetë Agjencia amerikane e mbrojtjes raketore, ishte të demonstronte aftësinë e anijes Aegis për të diktuar, gjurmuar e përgjuar një objektiv të tillë me mundësinë për të lëshuar njëkohësisht dy raketa Standard Missile-6.

Zbulimi i raketës së provës megjithatë, nuk u arrit, pohoi MDA e cituar nga Reuters. Agjencia më parë ka kryer prova të suksesshme përgjimi duke përdorur lloje të raketave SM-6. Testimi kryer në brigjet e Kauait u vonua për shkak të pranisë së një anijeje spiune ruse, siç thonë mediat e huaja, prania e së cilës ishte pikasur në ujërat ndërkombëtare në zonë.

Zyrtarët përgjegjës për programin kanë nisur një rishikim intensive për të përcaktuar shkakun e çdo problemi që mund të ketë parandaluar interprtimin e suksesshëm të raketës provë.

Top Channel