“ArtKand”,në episodin e 13-të të tij prezantoi për publikun një vepër nga koleksioni familjar i Vilson Kilices: Etydin, ditë në plazh. Një vepër e vitit 1957, me çmimin fillestar 6500 euro.
Etydi i Kilices është bërë në kohën kur ai studionte në Shën Petërburg.
Një kompozim në lëvizje dhe ndihen shumë qartë trupat, modelimi i tyre me pak penelata, freskia e jashtëzakonshme e këtij plazhi, që bie dritë e freskët si dritë mëngjesi me shumë delikatesë…
Myrteza Fushekati u përfaqësua nëpërmjet një peizazhi të vitit 1983 me çmimin 1500 euro. Është një punë që ta tërheq vëmendjen. Është një penelatë e një profesionisti që ka dashur të prezantojë magjinë nëpërmjet errësirës.
Një kompozim në lëvizje, pjesë e një valleje malësorësh. Nëpërmjet kësaj skulpture në terrakot u prezantua artisti Muharrem Turkeshi. Një vepër e vitit 1962 me çmimin fillesar 1500€.
Viktor Ferraj, u prezantua nëpërmjet veprës “pëshpërima” një kolazh me dru e letër, nëpërmjet çmimit 1700 euro. Një abstrakt, që për artistin çdo kuadrat është një përfytyrim.
“Peizazhi me borë” i Met Deliut u soll nga fondi “Artkand”, nëpërmjet çmimit 1500 euro.
“ArtKand” vjen per ju çdo të shtunë në orën 14:00, nën autorësinë e Jetona Kocibellit dhe me të ftuar Genc Përmetin.
Top Channel