Një studim i ri “shpërthyes” tregon se shkencëtarët kinezë e krijuan koronavirusin në një laborator të Wuhanit, por kur ai doli, ata u përpoqën të fshihnin gjurmët me pretendimin se sëmundja e kishte origjinën tek lakuriqët e natës.
Autorët e studimit, profesori britanik Angus Dalgleish dhe shkencëtari norvegjez t Dr. Birger Sørensen, thonë se ka pasur prova që vitin e kaluar të cilat dëshmonin se ky koronavirus nuk kishte një paraardhës natyral, por ato u injoruan nga akademikët e mediat e mëdha.
Dalgleish, profesor i onkologjisë në universitetin e Saint George, në Londër, njihet si njeri që krijoi vaksinëne parë funksionale kundër HIV-it, ndërsa virologu Sørensen është kreu i kompanisë farmaceutike, Immunor, e cila prodhoi një kandidat për vaksinën e koronavirusit të quajtur Biovacc-19. Të dy ekspertët thonë se gjithçka nisi si përpjekje e shkencëtarëve kinezë për të krijuar një koronavirus ngjitës dhe për të parë mënyrën sesi ai do të reagonte tek njerëzit.
Pak ditë më parë, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Baardhë për çështjet mjekësore, Dr. Anthony Fauci pohoi se institutit të Virologjisë në Wuhan i është dërguar një grant amerikan prej 600 mijë dollarësh përmes organizatës jo fitimprurëse, EcoHealth Alliance, për të studiuar nëse koronaviruset e lakuriqevë të natës mund të kalonin tek njerëzit.
Ky kërkim ishte i nevojshëm sipas tij për shkak se shpërthimi i Sars-it në vitet 2000 u lidh pikërisht me këto kafshë. Por Fauci këmbënguli se në bazë të termave të financimit, ato para nuk duheshin përdorur kurrsesi për qëllime të tjera, e sidomos eksperimente që jetësonin virusin.
Top Channel