Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III
Britania ka konfirmuar se vendi po përjeton një rritje të re infeksionesh me koronavirus. Vetëm të premten u identifikuan rreth 4200 raste të reja, numri më i lartë ditor në dy muaj.
75% e rasteve të reja në Britani besohet të jenë shkaktuar nga varianti i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Indi që është më ngjitës. Ndërkaq, autoritetet britanike kanë miratuar vaksinën Johnson & Johnson që kërkon vetëm një injeksion. Kjo bëhet vaksina e katërt e miratuar për përdorim në këtë vend, pas Pfizer, AstraZenecas dhe Modernas.
Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për përdorim nga mosha 12 vjeç e sipër, duke shtuar numrin e personave që kualifikohen për vaksinim, pas miratimit të vaksinës për adoleshentët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanda. Pas vendimit të Komisionit Evropian, tani vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin në mënyrë individuale nëse do të fillojnë përdorimin e vaksinës tek adoleshentët e tyre.
Në Shtetet e Bashkuara, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, tha se fëmijët e pavaksinuar që ndjekin kampet verore nuk kanë nevojë të vënë maskë në mjedise të hapura, nëse nuk gjenden në turma në distancë të vogël me të tjerët. Udhëzimet e reja njoftohen në një kohë kur në të gjithë vendin bëhen përgatitje për hapjen e programeve verore për fëmijët, pas mbylljes vitin e kaluar të shumë objekteve gjatë pandemisë./VOA
Top Channel