Tritol në derën e shtëpisë/ I vendoset familjes në Lushnje. Dyshohet për pazare droge
29/05/2021 12:05
Një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse e dyshuar tritol ka shpërthyer gjatë natës në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnje.
Lënda plasëse ka shpërthyer në derën e banesës në pronësi të Besnik Cokut. Si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar dera kryesore si dhe orenditë shtëpiake. Në këtë banesë jeton nëna e Besnikut, vëllai me nusen dhe mbesa.
Sipas vëllait të Besnikut, nuk e dinë pse ka ndodhur ngjarja. Vec banesës së Besnikut, dëmtime kanë marrë dhe banesat e tjera ku fqinjët tregojnë se janë tronditur.
Burime i thanë Top Channel se vëllezërit Coku njihen si persona të konsumit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vjedhjeve. Ata janë arrestuar disa herë dhe janë dënuar për këto vepra penale.
Top Channel