Bashkia e Tiranës ka nisur prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kombinatit në rrugën “Llazi Miho” ku tanimë familjarët që banonin në to janë trajtuar me bonuse qeraje deri në ndërtimin e apartamenteve të tyre.
Deri më tani janë prishur 10 pallate, ndërkohë që janë ehde 57 të tjera që do të prishen. 1300 familjet që kanë banuar më parë në rrugën “Llazi Miho” do të zhvendosen në lagjen e re, ku paralelisht ka nisur puna për ndërtimin e saj. Ajo ndodhet vetëm 100 metra në vijë ajrore nga rruga “Llazi Miho”, pikërisht ish ambientet e Kombinatit tekstil, oxheku i së cilës nuk do të shembet por do të restaurohet si simbol i së shkuarës.
Në këtë lagje do të ndërtohen 7 godina. Me projektet e Bashkisë së Tiranës, zona e Kombinatit nuk do të ndryshojë aspak nga pamja me pjesë të kryeqytetit pasi dalëngadalë po plotësohet me të gjithë infrastrukturën për të qenë një ndër sheshet kryesore të kryeqytetit.
Top Channel