Zv-ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është e ftuar në Wake Up për të folur për ndryshimin e masave që janë ndërmarrë.
Rakacolli tha se këto masa do të rishikohen në bazë të të dhënave të infektimeve ditore dhe se ky lehtësim është në bazë të të dhënave aktuale. A do jenë të ndryshueshme masat, apo nuk do të ketë ndryshime gjatë verës?
“Masat mund të ndryshohen dhe kjo është në varësi të të dhënave që kemi. Këto masa përkojnë me të dhënat që kemi sot. Në rast të përkeqësimit të situatës atëherë masat do të ndryshojnë, por ne shpresojmë të kemi një verë të qetë dhe situata të vijë drejt përmirësimit”- u shpreh Rakacolli.
Më 1 qershor ora policore shkon në 23:00 dhe më vonë në 24:00, pse nuk hiqet ora policore?
“Ora policore mbahet për arsye që një individ apo një grup individësh mos të qëndrojnë gjatë në një ambjent. Ora policore ka pasur efektshmëri edhe më përpara”- tha Rakacolli.
Top Channel