Këngëtarja Sinéad O’Connor: Ja si i mbijetova natës së makthit me Princin djallëzor (fotot)

28/05/2021 19:51

Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor ka rrëfyer së fundmi për një natë të frikshme që ka kaluar me ish-yllin amerikan të muzikës pop Prince, duke treguar sesi tashmë i ndjeri, e kishte tmerruar dhe kërcënuar ta rrihte në mes të Los Angeles.

Megjithse edhe asokohe ajo ishte një artiste e famshme, me një këngë të vendin parë të renditjeve, kjo nuk e kishte ndaluar Prince ta përndiqte në një stil që gruas i kujtonte abuzimet familjare që kishte pësuar më herët.

Artistja irlandeze e njohur për kokën e rruar, tashmë e konvertuar në muslimane, rrëfen jetën e saj në librin e ri “Rememberings,” (Kujtime).

54 vjeçarja O’Connor, detajon të mirat, të këqijat e të trishtat (për abuzimet e të ëmës kur ishte fëmijë, qe nje herë e mbylli në dhomë pa ushqim duke e lënë aty gjithë fundjavën).

Ajo kujton herën e parë që ruajti kokën e saj, teksa parukierja greke që fliste vetëm pak anglisht i thoshte në lot: “Mos më detyro ta bëj këtë! Flokët e tua të bukura!”

Por tregimi më shokues i librit është ai i natës me Prince në vitin 1990, nëntë muaj pasi ajo kishte marrë famë botërore me hitin e saj të njohur “Nothing Compares 2 You”.

Ajo ishte takuar vetëm një herë më parë me Prince, por ai e kishte telefonuar papritur për t’i kërkuar të dërgonte një makinë, për të kaluar pak kohë bashkë.

Limuzina e zezë kishte ardhur rreth orës 9 të darkës. Pas një rruge disi të gjatë me një shofer që nuk fliste fare, ata arritën në një shtëpi të ndriçuar dobët. Ajo i ra ziles disa herë, pa asnjë përgjigje. Nuk e kishte idenë se ku ishte dhe shoferi ishte larguar.

Më në fund dera ishte hapur dhe një burrë lëvizi drejt saj pa folur, duke ia bërë më dorë të hynte. Dhoma e pritjes kishte dritaret e mëdha të mbuluara me fletë alumini.

“Ç’janë këto?” pyeti gruaja. “Ai nuk e pëlqen dritën”, u përgjigj burri.

Këngëtarja shkruan më tej: “Ndjeva një zhurmë të vogël dhe një erë të ëmbël prapa meje. Princi ishte te dera.  Kishte një veshje me pupla dhe dukej se mbante më shumë makiazh sesa Boy George.”

Autori i hitit ‘Purple Rain’ e pyeti nëse donte diçka për të pirë dhe ajo u përgjigj se donte çdo gjë që nuk kishte alkool.

“Më pas Prince ishte kthyer me kurriz dhe mori një gotë nga dollapi. Pa e kuptuar, ai kthehet dhe e përplasi gotën aq fort para meje sa nuk e di sesi dora e tij nuk u bë copë. ‘Merre vetë’, më tha.”

Vijon nesër mbrëma

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA