Zgjedhjet në PD/ Jemin Gjana: Komisioni Zgjedhor është plotësuar me 4 anëtarë. Lista përbëhet nga 75 067 anëtarë

27/05/2021 11:10

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana bën me dije se ndërsa na ndajnë vetëm 17 ditë nga zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ky institucion është plotësuar me katër anëtarë.

Po ashtu bëhet e ditur se modalitetet e fletës së votimit do të përcaktohen deri në datën 6 qershor, ndërsa deri në datën 7 qershor caktohen vendvotimet, bazuar në propozimet e degëve.

Po ashtu bëhet e ditur se lista e anëtarësisë së PD është me 75 067 anëtarë, dhe është e kyçur, si dhe sistemi mund të kontrollohet vetëm në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.

Deklarata e plotë:

Komisioni Zgjedhor për Kryetarin e PD plotësohet me 4 anëtarë. Secili kandidat ka 1 përfaqësues të tij në komision.

Komisioni miratoi kalendarin e ecurisë së procesit të zgjedhjeve deri në shpalljen e kandidatit fitues.

Kandidatët do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet e votimit në të gjithë vendin. Ata do të trajnohen me ndihmën e fondacionit Konrad Adenauer.

Modalitetet e fletës së votimit do të përcaktohen deri në datën 6 qershor, ndërsa deri në dt 7 qershor caktohen vendvotimet, bazuar në propozimet e degëve.

Materialet e votimit do të tërhiqen nga kryetari komisionit të votimit dhe secili kandidat ka të drejtë të vendosë një shoqërues për materialet e votimit në çdo degë.

Lista e anëtarësisë së PD është me 75 067 anëtarë. Lista është e kyçur dhe sistemi mund të kontrollohet vetëm në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD. 

Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që aksush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive perosnale.

Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë provesin të besueshëm dhe transparent

Pas pak deklarata e plote.

Top Channel