Brad Pitt and Angelina Jolie attending the premiere of Maleficent at Kensington Palace, London. (Photo by Justin Tallis/PA Images via Getty Images)

Brad Pitt-it i është dhënë kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tij me Angelina Jolie pas një beteje të gjatë në gjykatë.

Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe çifti kanë qenë të angazhuar në një betejë kujdestarie që nga ajo kohë.

Brad, 57 vjeç dhe Jolie, 45 vjeçe, janë prindër të Pax, 17 vjeç, Zahara, 16 vjeçe, Shiloh, 14 vjeçe, binjakëve Vivienne e Knox 12 vjeç dhe Maddox, 19 vjeçar, i cili nuk i nënshtrohet vendimit të kujdestarisë.

Angelina nuk e ka kundërshtuar kujdestarinë e përbashkët.

Gjyqi zgjati për disa muaj dhe kishte një numër të madh të dëshmitarëve, ekspertëve dhe terapistëve, sipas një burimi.

Artistja amerikane ka kritikuar vendimin e gjyqtarit për të mos lejuar fëmijët e tyre të dëshmojnë në seanca.

Çifti u njoh si ‘Brangelina’ nga fansat dhe u takuan në xhirimet e filmit 2005 “Mr and Mrs Smith”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel