“Njerëzit të mos ndahen në bazë të vaksinave”, Rama kërkesë: Të lejohet lëvizja e lirë në BE

27/05/2021 19:11

Në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Rama përmendi edhe çështjen e lëvizjes në vendet e BE duke kërkuar ndërhyrjen nga ministri.

Rama tha se lëvizja e lirë në vendet e BE edhe e personave që kanë marrë vaksina kineze apo ruse është shumë e rëndësishme.

“Do të ishte shumë më e rëndë sesa shtyrja e vendimit për miratimin e kornizës negociuese të konferencës së parë ndërqeveritare pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit për të udhëtuar në Europë normalisht për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori, kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Unë shpresoj që të mos ndodhë kështu dhe uroj që ju dhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që ta përçojmë këtë mesazh. Nuk ka arsye që të ndahen njerëzit në kategori kur bëhet fjalë për të drejtën e tyre të lëvizjes së lirë në bazë të rregullave”, u shpreh Rama.

‘Nuk mund të ndahen se njëri ka bërë Sinovac, tjetri Pfizer etj. BE është tempulli i demokracisë dhe politikës. Mendoj që BE nuk duhet të marrë peng askënd që jeton në këtë rajon, për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Në kriteret e lëvizjes të lirë që kam parë, shqiptarët e Shqipërisë mund
Ajo që ka të bëjë me lëvizjen në kushtet kur të gjithë kemi luftuar të dalim nga pandemia, dhe ne në Shqipëri ia kemi dalë, pasi u lamë vetëm, pasi të tjerët kishin halli e tyre.Objektivi i parë është të shpëtojmë jetën e njerëzve’, tha Rama më tej.

Top Channel