Shifrat e rasteve të reja dhe të viktimave nga Covid-19 kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.
Ditën e sotme, Komiteti i Ekspertëve vendosi planin e ri të masave, mes të cilave përfshihet heqja e maskave në ambiente të hapura dhe zhvendosja e orës policore në 23:00.
Mjekja Aurora Dollenberg ka treguar në emisionin “Shqipëria Live” se është hap i nxituar dhe mori rastin e Indisë duke thënë se jemi shumë larg imunitetit të popullatës, ndaj duhet të mbrohemi ende nga Covid-19.
Dollenberg: Janë hapa të nxituar sepse ne njohim verën e kaluar që në eufori u vendos që të jenë njerëzit e lirë dhe u përhap vala e dytë gjatë vjeshtës. Është përgjegjësi sociale të mbrosh veten dhe të tjerët. Njerëzit janë më të tunduar të jenë të lirë, por kjo nuk është çështje rajonale, por me edukimin që ka qytetari.
Jemi akoma në pandemi, për aq kohë sa jemi larg imunitetit të popullatës. Shumë persona që e kanë kaluar janë ende të rrezikuar. Mjafton të marrim Indinë si shembull, bënë festimet tradicionale, por e pamë se çfarë ndodhi. Evolucioni i një pandemie ka një linjë shumë të qartë.
Top Channel